Plas në burgun e Burrelit: I dënuari me 25 vite godet me petrogaz gardianin, përfundon në spital!

Plas në burgun e Burrelit: I dënuari me 25 vite godet me petrogaz gardianin, përfundon në spital!

foto ilustruese BURREL- Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Burrel, ku një i dënuar dyshohet se ka sulmuar një punonjës të Policisë së Burgjeve. Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur gjatë turnit të tretë, ku i dënuari Dritan Y. dyshohet se ka sulmuar punonjësin e policisë së burgjeve, Agron.B, me një pajisje që shërben për përgatitjen e kafesë (petrogaz). Mësohet se si pasojë e goditjes, punonjësi Agron.B ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, Dritan.Y është duke vuajtur një dënim prej 25 vitesh burgim. Ndërkohë, sa i përket incidentit, nuk dihen ende rrethanat apo motivet, ndërsa deri tani nuk ka reagim as nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve./ZËRI