Plani sekret i Agasit me 2 izraelitë për ta arratisur Vlora Hysenin nga Shqipëria që mos kapej nga SPAK

Plani sekret i Agasit me 2 izraelitë për ta arratisur Vlora Hysenin nga Shqipëria që mos kapej nga SPAK

Nga Elton Qyno Syri.net/ Janë zbardhur detaje të reja nga dosja penale kundër ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shqiptar Vlora Hyseni, e cila është vënë në masën e "Arrestit në shtëpi" për akuzën e "Nxjerrjes së informacioneve sekrete" dhe "Përkrahjes së autorit të krimit". Në aplikacionin "Signal" të sekuestruar në telefonin e të arrestuarit Ergys Agasi, është konstatuar një intesitet komunikimesh të tij me dy persona të tjerë Izraelitë, ku flasin për një plan arratisje të Vlora Hysenit me qëllim shmangien e një arrestimi të mundshëm nga SPAK. Këto fakte kanë dalë dhe në vendimin e gjyjatës së posaçme, ku arsyetohet  se komunikimet e ndërmjetësuara nga Ergys Agasi me shtetas të huaj te identifikuar me pseudonimet "Shalev Israel" dhe "Srulik Einhorn Koces", të cilët përmenden në...