PLAKU I ÇETËS (BEKË GALICA)

PLAKU I ÇETËS (BEKË GALICA)

Bedri Tahiri (Shkrim i botuar në “Bujku” dhe në “Zëri i Kosovës”, në vitin 1997, kushtuar Bekë Hysenit- Galicës, të njohur më shumë si Plaku i Çetës, të cilin ditë më parë e gjeta në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, ngase biblioteka ime është djegur gjatë luftës sonë çlirimtare 1998-1999) Lugu i zanave Trojet shqiptare janë përplot toponime të stërlashta. I tillë është edhe Lugu i Zanave në Galicë. Një vend i përthyer keq e me emër mitik, që ta rrëqeth trupin. Fill të vete mendja te kreshnikët e kohëve të mugëta. Të përkujtohen Lugjet e Verdha me ekzotiken e tyre misterioze. Të dalin parasysh dhitë briarta dhe zanat flokëgjata, që i dhanë Mujit fuqinë dhe e ndihmuan në beteja. Sikur e dëgjon gurgullimën e Krojeve...