Plakolli dyshon për marrëveshje të fshehtë mes Abdixhikut dhe VV-së: Po i takon njerëzit që mbështesin koalicionin me Pecin

Plakolli dyshon për marrëveshje të fshehtë mes Abdixhikut dhe VV-së: Po i takon njerëzit që mbështesin koalicionin me Pecin

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, Gëzim Plakolli, ka ngritur dyshime për një marrëveshje të mundshme të fshehtë ndërmjet kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Plakolli i ka shprehur këto dyshime gjatë një interviste në emisionin Five në TV Dukagjini. Ai ka kritikuar takimet e Abdixhikut me persona që, sipas tij, vazhdojnë të mbështesin bashkëpunimin me kryetarin e Mitrovicës, Faton Peci. Kjo ndodh ndonëse dega e LDK-së ka vendosur të largohet nga ai koalicion. Dyshimi për një marrëveshje të fshehtë Abdixhiku-VV, tha ai, kërkon përgjigje nga kryetari i partisë. Ky i fundit po takohet me njerëz që nuk po i qëndrojnë pas vendimit të degës për të dalë nga koalicioni. “Po i takon njerëzit që i qëndrojnë në koalicion...