Plagosje në Durrës, një 40-vjeçar qëllohet me thikë

Plagosje në Durrës, një 40-vjeçar qëllohet me thikë

Një person rreth 40-vjeç ka mbetur i plagosur me thikë pak minuta më parë në lagjen nr.16 të qytetit të Durrësit. Sipas raportimeve, i plagosuri ishte i dehur dhe pronarja e lokalit ku ndodhej e ka nxjerrë jashtë. Në momentin që ai u nxorr nga ambientet e lokalit, një person tjetër, që erdhi nga krahu tjetër i rrugës, e goditi me thikë duke e lënë të plagosur. Autori i ngjarjes është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. 40-vjeçari u transportua menjëherë në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Policia dhe grupi hetimor ndodhen aktualisht në...
Burimi: Sot.com.al