Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Plagosje me thikë në Milot, shkak parakalimi/ Bie në prangat e policisë një person, procedohen tre të tjerë
👁10976
Një konflikt i çastit ka përfunduar me një të plagosur në Milot, këtë të mërkurë, rreth orës 14:55. Të përfshirë në sherr janë vëllezërit Elio dhe Klaudio Kola, si dhe kushëriri i tyre Gerardo Kola, të tre banues në Milot, dhe Arber Aliu, 30 vjeç, nga Malbardha. Ngjarja dyshohet të ketë nisur pas një parakalimi të gabuar në rrugë, që më pas degjeneroi në përplasje fizike. Gjatë përplasjes, Aliu mbeti i plagosur me mjet prerës në brinjën e majtë dhe u dërgua në spital. Mjekët bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi Klaudio Kolën, i dyshuar...