Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 15-vjeçari përfundon në spital pas sherrit në një piceri

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 15-vjeçari përfundon në spital pas sherrit në një piceri

Rreth orës 17:10, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek “Ali Demi” në Tiranë, është plagosur me armë zjarri. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për arsye se hetimi vijon, nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Vijon puna për dokumentimin e plotë e rrethanave të rastit.
Burimi: Javanews.al