Plagosje me armë zjarri në qytetin e Durrësit

Plagosje me armë zjarri në qytetin e Durrësit

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Fllakë të Durrësit. Sipas informacioneve të para mësohet se i plagosuri ndodhet për trajtim mjekësor në Urgjencën e Spitalit të Durrësit. I plagosuri dyshohet të jetë Besmir Gorgea. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe autorit/ëve.
Burimi: Opinion.al