Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë

Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e shtetit dhe dështimin e sistemit shëndetësor. Zhupa thekson se Rama duhet të sqarojë se kush i urdhëron efektivët e Policisë së Shtetit të veprojnë në kundërshtim me ligjin dhe kush do të mbajë përgjegjësi për ngjarjen. Ajo kritikoi gjithashtu kryeministrin për paraqitjen e dërgimit të Erjoni për kurim në Romë si një akt bamirësie dhe mirësie të atij vetë, ndërsa sistemi shëndetësor shqiptar nuk arriti t’i ofronte zgjidhje. “Edi Rama në çdo hap dhe në çdo qëndrim që mban është bërë pasqyra e degradimit të shtetit. Në rastin e Erjonit, të cilit i uroj me zemër shërim të shpejtë, ai fillimisht duhet të...