No Image Available

Plagosja e 33 vjeçarit në këmbë, si ndodhi? Zbardhen detajet (EMRI)

Një 33-vjeçar nga Kosova është plagosur me armë zjarri në Tiranë, ndërsa Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Sipas informacionit paraprak zyrtar, shtetasi Gjenk Karabeg, 33 vjeç, është paraqitur rreth orës 14:35 në Spitalin e Traumës, për të marrë ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Egnatia”, pas një konflikti për motive të dobëta. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor ka nisur mbledhjen e provave dhe marrjen e dëshmive për të sqaruar dinamikën e konfliktit. Aktualisht vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa hetuesit po punojnë për dokumentimin e plotë...