Plagosi me thikë një person në Kuçovë më 2023, ekstradohet nga Greqia 26-vjeçari

Plagosi me thikë një person në Kuçovë më 2023, ekstradohet nga Greqia 26-vjeçari

Është ekstraduar nga Greqia në Shqipëri një 26-vjeçar, pasi plagosi rëndë me mjet prerës një shtetas, gjatë një konflikti të çastit me të në Kuçovë. Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale me homologët grekë, nëpërmjet Interpol Tiranës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u lokalizua dhe u kap nga Policia greke, si dhe u ekstradua në Shqipëri, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, B. A., 26 vjeç, i lindur në Kuçovë. Në vitin 2023, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me...
Burimi: Opinion.al