Plagosi me drapër ish-krushkun e tij, arrestohet daja i deputetes Zegjine Caushi

Plagosi me drapër ish-krushkun e tij, arrestohet daja i deputetes Zegjine Caushi

Daja i deputetes socialiste Zegjine Çaushi është arrestuar pasi ka plagosur me drapër ish-vjehrrin e tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22:30, në fshatin Suk të Roskovecit. Sipas policisë, B. B. është konfliktuar për motive të dobëta me E. G., 67 vjeç, në banesën e këtij të fundit dhe e ka goditur me drapër në këmbë. Sipas policisë, 52-vjeçari kishte shkuar në banesën e 67-vjeçarit, pasi kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga gjykata për ish-bashkëjetuesen e tij, vajzën e të plagosurit. Njoftimi i Policisë: Roskovec/ Plagosi me mjet prerës (drapër), një 67-vjeçar, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin B. B., 52 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me...