Plagosi me çekiç ish-vjehrrin e tij, shpallet në kërkim daja i deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi me çekiç ish-vjehrrin e tij, shpallet në kërkim daja i deputetes Zegjine Çaushi

Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec. Autor dyshohet se është daja i deputetes Zegjine Çaushi i cili ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëjetueses dhe pas një konflikti me babain e saj, dyshohet se e ka goditur me çekiç. I plagosuri Enver G., ka mbetur në oborrin e banesës, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja. Familjarët kanë njoftuar menjëherë ambulancën dhe Policinë. I plagosuri në këmbë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas informacionit paraprak nga bluzat e bardha, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka nisur kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të konfliktit.