Plagosi dy policë me thikë, arrestohet 47-vjeçari gjerman

Plagosi dy policë me thikë, arrestohet 47-vjeçari gjerman

Një shtetas gjerman është arrestuar nga policia pasi hodhi benzinë mbi një automjet pranë pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit. Pas kësaj, Jan-Friedrich Krebs u ndalua nga policia dhe gjatë ndërhyrjes ka plagosur me thikë dy policë, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, shkruan A2. Shërbimet e Policisë kanë neutralizuar dhe shoqëruar 47-vjeçarin në ambientet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Malësi e Madhe/Informacion paraprak Rreth orës 17:30, në sallën operative të DVP Shkodër, ka njoftuar shtetasi A. Q., 27 vjeç, se gjatë udhëtimit me automjetin e tij, nga Hani i Hotit në drejtim të Shkodrës, drejtuesi i një automjeti tjetër dyshohet se i kishte hedhur benzinë mbi automjet, në afërsi të...