Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë
Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në kryeqytet, ku një person ka mbetur i plagosur me thikë në afërsi të shkollës së mesme të përgjithshme “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. I dëmtuari është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të plagosjes. Ndërkohë, autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar nga policia, por është larguar nga vendi i ngjarjes. Për kapjen e tij janë ngritur pika kontrolli në zona të ndryshme. Ende nuk dihen rrethanat dhe motivi i konfliktit që çoi në plagosjen me thikë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Po ashtu, janë sekuestruar dhe po këqyren pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.
Burimi:
gijotina.com