Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkozë, autori në kërkim

Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkozë, autori në kërkim

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje më 15 tetor në zonën e Shkozës, në Tiranë. I plagosuri D.L 45 vjeç ka marrë një plumb në kofshë dhe është transportuar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, autori i dyshuar është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim, raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Shkozë, në rrugën “Hulo Hajderi”, një...