Plagoset me armë zjari shqiptari i Kosovës në zonën e ‘Zogut të Zi’

Plagoset me armë zjari shqiptari i Kosovës në zonën e ‘Zogut të Zi’

pamje nga vendngjarja TIRANË-Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në zonën e 'Zogut të Zi' Tiranë. Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë një shqiptar i Kosovës, me iniciale Gj.K., i cili është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po mbledh pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes.  Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 25.09.2026, rreth orës 14:35, në Spitalin e Traumës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi kosovar Gj. K., rreth 33 vjeç, dyshohet i plagosur me armë zjarri në këmbë. Paraprakisht, nga hetimet, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të ndodhur në rrugën “Egnatia”, për motive të dobëta. Shërbimet e Policisë, pas...