Plagoset me armë këngëtari në Shkodër, Hoti po pinte kafe në lokal, autori me maskë…

Plagoset me armë këngëtari në Shkodër, Hoti po pinte kafe në lokal, autori me maskë…

Taulant Hoti SHKODËR-Një plagosje me armë zjarri u regjistrua mëngjesin e sotëm në fshatin Shtoj, Shkodër, ku si pasojë mbeti i lënduar me plagë në këmbë, këngëtari Taulant Hoti. Nga të dhënat paraprake raportohet se Hoti ishte duke pirë kafen e mëngjesit në lokalin ku performonte, kur një person i maskuar, me një maskë të ngjashme me ato që përdoreshin gjatë pandemisë së COVID-19, i është afruar dhe e ka qëlluar me armë zjarri. Lidhur me ngjarjen Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa  vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit. Njoftimi i policisë: Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në...