Pjesëtar i një organizate kriminale, arrestohet në aksin Fier–Vlorë 20-vjeçari i kërkuar nga Italia për trafik droge

Pjesëtar i një organizate kriminale, arrestohet në aksin Fier–Vlorë 20-vjeçari i kërkuar nga Italia për trafik droge

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër operacion për kapjen e shtetasve që i fshihen drejtësisë së huaj, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 51”, në aksin rrugor Fier–Vlorë, u kap dhe u vu në pranga shtetasi O. K., 20 vjeç, banues në Ballsh, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane. Gjykata e L’Aquilas në Itali ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale. Për këtë vepër, Kodi...
Burimi: Javanews.al