Pirro Vëngu ngre akuza ndaj pedagogëve: Kërcënojnë studentët me ulje notash nëse nuk protestojnë

Pirro Vëngu ngre akuza ndaj pedagogëve: Kërcënojnë studentët me ulje notash nëse nuk protestojnë

TIRANË-  Deputeti i Partisë Socialiste Pirro Vëngu ka ngritur akuza ndaj një pjese të stafit pedagogjik duke pretenduar se studentët po përballen me presion për t’iu bashkuar protestave. Sipas tij, disa pedagogë i kanë kërcënuar me ulje notash studentët që zgjedhin të mos marrin pjesë në tubime. Në një reagim publik Vëngu thekson se të rinjtë duhet të jenë të lirë të shprehin qëndrimet e tyre dhe të vendosin vetë nëse duan të protestojnë apo jo pa u ndikuar nga presioni politik apo akademik. Deputeti socialist vlerëson se studentët kanë të drejtën të shprehin pakënaqësitë dhe të kërkojnë që shqetësimet e tyre të dëgjohen, por dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e vandalizmit. Sipas tij, këto veprime nuk i shërbejnë kauzës së të rinjve. Vëngu ka...