Pirja e duhanit nuk është aktivitet social: rrit izolimin dhe vetminë
Dikur konsiderohej një pretekst për të bërë disa biseda, por sot rezulton e kundërta: duhanpirësit janë më të vetmuar pikërisht për shkak të cigareve. Janë larguar kohët kur pyetja “A ke një cigare?” mund të shërbente si mënyrë për të krijuar njohje të reja. Tashmë është vërtetuar shkencërisht se pirja e duhanit rrit ndjenjën e vetmisë dhe izolimit social tek personat që pinë cigare. Ky është përfundimi i një studimi të bazuar në të dhënat e më shumë se 50 mijë personave, i prezantuar në kongresin e Shoqatës Evropiane të Sëmundjeve të Frymëmarrjes në Barcelonë. Rezultatet sugjerojnë se duhet rishikuar ideja e vjetër se duhani ndihmon në krijimin e kontakteve dhe shoqërimit, pasi kjo narrativë është larg realitetit. Lidhja mes duhanit dhe vetmisë Studimet e...
Burimi:
syri.net