Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Piku’ i sezonit turistik/ Borshi pa drita, mungon energjia elektrike që mbrëmjen e djeshme
Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe problemet në vendin tonë vijojnë. Në zonën e Borshit, mungon energjia elektrike që mbrëmjen e djeshme. Pushuesit raportojnë se dritat kanë ikur që mbrëmë në orën 22:00, teksa kanë ardhur herë pas here me shkëputje. Autoritetet bëjnë me dije se shkak është bërë rënia e përforcuesit dhe ngarkesa në Qeparo.