Piktura e rrallë e Rilindjes, e panjohur për publikun prej 70 vjetësh, del në ankand në Londër

Piktura e rrallë e Rilindjes, e panjohur për publikun prej 70 vjetësh, del në ankand në Londër

Një pikturë jashtëzakonisht e rrallë, e konsideruar ndër peizazhet më të hershme në historinë e artit perëndimor, do të dalë në ankand në Londër më 9 dhjetor, me një vlerësim prej 3 deri në 5 milionë paundësh. Vepra është realizuar rreth vitit 1520 nga piktori gjerman i Rilindjes, Albrecht Altdorfer, i konsideruar si një nga artistët e parë evropianë që iu përkushtua pikturës së peizazhit në vaj. E titulluar “Peizazh me pyll të dendur, ylber pas pemëve dhe një shkëmb në distancë nën qiellin e mbuluar me re”, ajo nuk është ekspozuar publikisht prej rreth 70 vjetësh, pasi ka qenë pjesë e një koleksioni privat në Zvicër. Piktura do të dalë në ankand nga shtëpia Sotheby’s. Sipas George Gordon, bashkëdrejtues i departamentit ndërkombëtar të mjeshtërve...