Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“Pikët të zerohen”/ Skema e “Final Four”, Vllaznia hedh idenë
Këtë të shtunë, Departamenti i Garave në FSHF mbajti një takim konsultues me drejtues të klubeve të kampionatit “Abissnet Superiore”, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Me skemën e “Final Four” që ende nuk është miratuar, klubet treguan propozimet e tyre. Sipas propozimit të bërë nga Vllaznia, pikët duhet të zerohen në fund të kampionatit. Sipas shkodranëve, vendi i parë duhet të përballet me vendin e katërt, ndërsa vendi i dytë sfidon të 3-tin. Vlen të theksohet se e gjitha kjo, mund të bëhet me sistem vajtje-ardhje. Postimi i Vllaznisë: Departamenti i Garave në FSHF zhvilloi sot një takim konsultues...