Pezullohet nga detyra Nënkomisari i Policisë së Shkodrës për postimin në Facebook

Pezullohet nga detyra Nënkomisari i Policisë së Shkodrës për postimin në Facebook

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka pezulluar nga detyra Nënkomisarin Prel Milani, i cili shërbente si specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariat. Ky vendim erdhi menjëherë pas publikimit në rrjetin social Facebook të një shkrimi me nota politike nga ana e oficerit të policisë, i cili më pas u shpërnda edhe nga një portal informativ. Sipas njoftimit zyrtar, postimi përbën shkelje të Ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, konkretisht në aspektin e veprimeve që dëmtojnë imazhin e punonjësit të policisë dhe institucionit që ai përfaqëson. “Ky shkrim është në kundërshtim me rregullat dhe normat e sjelljes që kërkohen...
Burimi: Vizionplus.tv