Pezullohet kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja në rastin e Arlinda Zekajt
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) i ka suspenduar nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj dhe prokuroren e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor. Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se Vuçetaj u suspendua nga KPK-ja, me rekomandim të tij. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të KPK-së, të mbajtur më 29 tetor u suspendua nga detyra edhe prokurorja Arlinda Nallbani Gacaferi, e cila ishte prokurore e rastit të Zekajt dhe njëherësh koordinatore për raste të dhunës në familje. KPK-ja tha më vonë në një njoftim për media se ka themeluar panel hetimor për trajtimin e rastit të Zekajt, gruas e cila kishte kërkuar në vazhdimësi nga institucionet mbrojtje nga dhuna në...
Burimi:
syri.net