Petro Zheji, mjeshtri që e ktheu gjuhën shqipe në një udhëtim mes letërsisë dhe filozofisë

Petro Zheji, mjeshtri që e ktheu gjuhën shqipe në një udhëtim mes letërsisë dhe filozofisë

Më 16 tetor të vitit 1929 lindi në Gjirokastër Petro Zheji, një nga emrat e veçantë të kulturës shqiptare, përkthyesi dhe studiuesi që e bëri gjuhën shqipe pjesë të një udhëtimi të gjatë mes letërsisë, gjuhësisë dhe filozofisë. Në 97-vjetorin e lindjes së tij, kujtimi i Zhejit rikthehet përmes veprës që la pas, një trashëgimi e ndërtuar me përkushtimin ndaj fjalës dhe përpjekjen për të zbuluar mundësitë shprehëse të shqipes. I ndarë nga jeta në mars të vitit 2015, në moshën 85-vjeçare, Petro Zheji mbetet një figurë që zë një vend të veçantë në historinë e përkthimit dhe të mendimit gjuhësor shqiptar. Përtej librave që solli nga letërsia botërore, ai la pas edhe një rrugëtim kërkimor, në të cilin gjuha nuk ishte vetëm mjet komunikimi,...