Petrit Palushi: Vepra e Agim Spahiut erdhi si demonstrim i një poezie ekzistencialiste

Petrit Palushi: Vepra e Agim Spahiut erdhi si demonstrim i një poezie ekzistencialiste

Agim Spahiu (5 prill 1952 -14 dhjetor 1993) Nga Petrit Palushi Agim Spahiu, autor i disa vëllimeve poetike, ku poezia e tij më e përzgjedhur u përmblodh në librin “Njeriu mbi pikëllimë” (Buzuku, Prishtinë 1993), por që autori për shkak të vdekjes tragjike të parakohshme s’pati fatin ta merrte në duar, krijoi një poezi emancipuese: në frymë, në stilistikë, thënë pak më ndryshe, një harmoni të plotë në gjithë përbërësit që parasheh një poezi e kultivuar.Është i saktë konstatimi i poetit Visar Zhiti se: “Deshi këngët e vendlindjes, por edhe ato të Uitmanit, poezinë klasike të atdheut e mbi të gjitha ato moderne të Kosovës. Dhe si një përzierje e tillë u shfaq, gjithmonë si Agim, befasues, me fërgëllima drite e davaritje muzgjesh veriore …”...