Pesë ngjarje kriminale brenda vitit në Sarandë, shpërthime me eksploziv, 2 të vrarë dhe 3 të plagosur!
Vrasja në mes të qytetit të Sarandës e 44-vjeçarit Artan Murtaj është episodi i fundit i një serie ngjarjesh kriminale që prej më shumë se një viti kanë tronditur qytetin bregdetar. Brenda harkut të 12 muajve, një konflikt që nisi për shfrytëzimin e një hapësire në bregdet është shndërruar në një zinxhir atentatesh, plagosjesh dhe shkatërrimesh prone, me dy viktima, tre të plagosur mes të cilëve dhe një kalimtar i rastit, i cili është në gjendje të rëndë në spital. Një bilanc i tillë lufte që mund të ishte parandaluar nga policia, mori përmasa të tillë dhe duket se konflikti është larg shuarjes. Gjithçka nisi më 17 korrik 2025, kur në një lokal në Sarandë, pas një konflikti të lidhur me shfrytëzimin e një hapësire...
Burimi:
javanews.al