Pesë medalje për Kosovën në Kampionatin Evropian Universitar të Sporteve Luftarake
26 September, 2026 - 08:35 Kosova ka fituar pesë medalje në Kampionatin Evropian Universitar të Sporteve Luftarake “EUSA Combat Sports Tirana 2026”, me sportistët kosovarë që u kurorëzuan me tri medalje të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë. Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pritur sportistët që përfaqësuan Kosovën në këtë garë, ku morën pjesë rreth 1,500 studentë dhe sportistë nga afro 400 universitete evropiane. Medalje fituan Vlera Qerimi në karate, Artor Mehmeti në kickboxing, Qëndresa Ibrahimi në karate dhe Valton Ademi në taekwondo, ndërsa ekipit të karatesë, të përbërë nga Behije Mustafa, Elmedina Istogu, Albulena Gërvalla, Vlera Qerimi dhe Qëndresa Ibrahimi, iu dha medalje e artë. Rezultatet e sportistëve kosovarë u vlerësuan si një tregues i potencialit të të rinjve...
Burimi:
kultplus.com