Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e pandalshme në “La Liga”
Barcelona ka dhënë një tjetër sinjal të fortë në “La Liga”, duke mposhtur thellë Valencian me rezultatin 5-0 në transfertë. Skuadra e Hansi Flick ishte dominuese gjatë gjithë takimit dhe nuk i la asnjë mundësi kundërshtarit për të reaguar. Heroi i mbrëmjes ishte Lamine Yamal, i cili realizoi dy gola dhe vazhdon të konfirmojë formën e shkëlqyer. Sulmuesi spanjoll zhbllokoi sfidën në minutën e 6-të, ndërsa Barcelona e dyfishoi avantazhin me Fermín López në minutën e 22-të. Në pjesën e dytë, katalanasit vazhduan spektaklin. Raphinha shënoi golin e tretë në minutën e 50-të, përpara se Pedri të realizonte të katërtin në minutën e 79-të. Goli i fundit mbajti sërish firmën e Lamine Yamal, i cili në minutën e 84-t plotësoi dopietën dhe vulosi fitoren e...
Burimi:
vizionplus.tv