Pesë ditët e Kongresit të Lushnjës (1920) dhe vendimet e tij

Pesë ditët e Kongresit të Lushnjës (1920) dhe vendimet e tij

Nga: Kastriot Dervishi Kongresi i Lushnjës është ngjarja më kryesore pas Kuvendit të Vlorës së vitit 1912, dhe Kongresit të Durrësit të vitit 1918. Ai u mbajt në kushtet kur Shqipëria rrezikohej nga copëtimi në kushtet e mbarimit të Luftës së Parë Botërore. Austro-Hungaria nuk ekzistonte më, ndërsa Italia ndaj Shqipërisë kishte synime të pangjashme me ato që viteve 1912-1914. Kongresi u organizua nën nxitjen britanike, nga konsulli Eden dhe përçonte këtë politikë. Karakteri i parë i Kongresit ishte ai anti-italian. U bashkuan në këtë linjë fituesi i vetëm i Luftës së Parë Botërore, Esat Toptani (zgjodhi delegatët e Tiranës) dhe gjithë klasa humbëse e kësaj lufte që kishte qenë me Austro-Hungarinë (organizatorët kryesorë të kongresit), duke pranuar të qeverisnin Shqipërinë e 1913-s. Reklama 21...