Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Policia franceze është përplasur të premten me nxënës të shkollave të mesme në qytete të ndryshme të Francës, ndërsa qeveria e presidentit Emmanuel Macron po përpiqet të ndalë përshkallëzimin e protestave për kushtet në shkolla dhe financimin e arsimit. Rreth 400 shkolla të mesme u mbyllën të premten për shkak të protestave. Në Strasburg, policia përdori gaz lotsjellës, ndërsa në Marsejë protestuesit hodhën fishekzjarrë drejt policisë. Në Renë, u dogjën kontejnerë mbeturinash, raporton Reuters. Në Paris, pati gjithashtu përleshje mes protestuesve dhe policisë. Gjashtë muaj para zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm, sondazhet tregojnë vazhdimisht mbështetje të ulët për Macronin dhe qeverinë e tij të orientuar nga qendra e djathtë. Pakënaqësia është shtuar edhe nga shkurtimet e planifikuara në buxhet, të cilat pritet të përkeqësojnë...