Përse Shqipëria ishte vendi i fundit që u shkëput nga Perandoria Osmane?

Përse Shqipëria ishte vendi i fundit që u shkëput nga Perandoria Osmane?

Në vitin 1711, Pjetri i Madh i Rusisë i drejtoi popujve sllavë të Serbisë, Sllovenisë, Kroacisë, Maqedonisë, Bosnjes, Hercegovinës dhe Malit të Zi një thirrje për t`u bashkuar në një luftë të përbashkët kombëtare dhe fetare për çlirimin e të krishterëve ortodoksë dhe popujve sllavishtfolës nga “zgjedha pagane e otomanëve”. Që nga kjo periudhë mes Rusisë dhe Perandorisë Osmane do të fillojë një konflikt i pandërprerë në ciklonin e të cilit do të gjenden interesat dhe ekzistenca e mëtejshme e kombit shqiptar. Politika ruse kishte si qëllim kryesorë përveç krijimit të një shteti të përbashkët për të gjithë popujt sllavë, daljen në detin Mesdhe. Kjo ëndërr do të bëhet ankthi i popujve gjermanikë dhe i Europës Perëndimore. Fantazma e perandorisë sllave do t`i mbajë të...