Përse serbët janë fantaksur pas Heroit Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastrioti?

Përse serbët janë fantaksur pas Heroit Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastrioti?

Sigurisht jo të gjithë serbët janë të magjepsur me Gjergj Kastriotin dhe kanë pretendime ndaj figurës së tij, por ata që janë të fantaksur (që e pretendojnë si trashëgimi serbe) janë të keqorientuar për shkak të fesë së tij. Ose këtë të fundit e përdorin si justifikim për teoritë e tyre. Fisi Kastrioti i përket kishës ortodokse, kjo është pikënisja e konfuzionit të shumë individëve që zhurmojnë nëpër rrjetet sociale. Përtej kësaj edhe pohimet e disa historianëve shqiptarë, të cilët qëllimisht janë keqinterpretuar e nxjerrë nga konteksti. Gjon Kastrioti u martua me Vojsavën (jo Vojisllava duke shtuar theksin sllav) “vajza e një sundimtari Triball” (pa emër, asnjë e dhënë nuk jepet për babain e saj, përveç titullit sundimtar?) Triballët mund t’i studiojë kushdo gjerë e gjatë, dhe...