Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
PËRSE GJONI, DJALI I SKËNDERBEUT, SHKOI NË HIMARË PAS VDEKJES SË BABAIT?
Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin “Shqip” në Dritare TV, ka folur për Himarën e kohën e Mesjetës.“Ishte pjesë e një treve, ajo e Labërisë e cila përfshinte rreth 60 fshatra, ku zemra ishte Himara. Historia e Mesjetës së kësaj treve të Labërisë nuk mund të kuptohet pa Himarën. Himara ka qenë qendra e kryengritjeve.Mjafton të kujtojmë një fakt. Mbas vdekjes së Skënderbeut, djali i tij Gjoni erdhi sepse e thirrën banorët e Himarës. Ai shkoi bashkë me dy kushërinj të tij, dhe u vunë në krye të kësaj kryengritje. Kryengritja përfundoi me zënien rob të sanxhakbeut të Vlorës që vajti për ta shtypur atë kryengritje. Ata e zunë rob dhe e çuan si trofe te mbreti i Napolit. Po të shkosh sot në...