Përplasjet për aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Përplasjet për aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur ditën e sotme SPAK. Ai është thirrur për t’u pyetur si person në dijeni lidhur me çështjen e aeroportit të Vlorës, Pacolli ka ndërmarrë hapin ligjor që paralajmëroi të shtunën, duke iu drejtuar Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për çështjen e pronësisë së kompanisë që administron Aeroportin e Vlorës. Në qendër të kallëzimit janë veprimet e dyshuara të zyrtarëve të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), të cilët, sipas Pacollit, kanë regjistruar transferimin e kuotave të shoqërisë Vlora International Airport (VIA), pavarësisht ekzistencës së një mase sigurimi gjyqësor dhe vendimeve që, sipas tij, pengonin këtë veprim. Përmes reagimit të tij publik, biznesmeni e ka cilësuar regjistrimin si një ndërhyrje të paligjshme në pronësinë private, duke kërkuar...