Përplasje para Kryeministrisë/ Protestuesit godasin me gurë kordonin e policisë
TIRANË-Situata është tensionuar mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur me efektivët e Policisë së Shtetit. Qytetarët kanë bllokuar hyrjen kryesore të godinës, pasi janë informuar se kryeministri Edi Rama ndodhet brenda zyrës së tij. Efektivët kanë ndërhyrë për t’i larguar nga hyrja, duke sjellë përplasje mes palëve. View this post on Instagram Pas shtyrjeve të njëpasnjëshme nga ana e policisë, disa prej protestuesve kanë reaguar duke hedhur gurë në drejtim të kordonit të efektivëve. Në zonë ka mbërritur edhe autoboti me ujë, ndërsa situata vijon të mbetet e tensionuar. Protestuesit vijojnë qëndrimin përpara Kryeministrisë dhe kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.
Burimi:
zeri.ai