Përplasje mazhorancë-opozitë në Komitetin Shqipëri-BE

Përplasje mazhorancë-opozitë në Komitetin Shqipëri-BE

Mbledhja e 22-të e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE është shoqëruar me përplasje mes mazhorancës dhe opozitës, me demokratët që ngritën shqetësime për kontrollin parlamentar dhe mënyrën e hartimit të ligjeve. Komisioni Europian e lidh procesin e integrimit me forcimin e institucioneve, shtetit të së drejtës dhe mekanizmave të kontrollit e balancës. Në fjalën e tij, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi kryeministrin Edi Rama se gjatë vitit të parë të kësaj legjislature nuk ka pranuar asnjë interpelancë apo kërkesë për llogaridhënie nga opozita. Sipas Bardhit, janë shtatë kërkesa të tilla të refuzuara, çka sipas tij ka kufizuar rolin e opozitës në ushtrimin e kontrollit parlamentar ndaj qeverisë. Përballë këtyre akuzave, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i hodhi...