Përplasja për pronën në Palasë, konflikti mes biznesmenëve Bedinaj dhe Muça alarmoi Policinë

Përplasja për pronën në Palasë, konflikti mes biznesmenëve Bedinaj dhe Muça alarmoi Policinë

Pak para mesditës, Policia e Vlorës u ngrit në alarm pasi u sinjalizua për një konflikt masiv në Orikum pranë një Hoteli. Telefonata sinjalizuese bluve u erdhi nga vetë pronari i hotel ”Palma”, Vasil Bedinaj i cili pretendoi se persona të armatosur po konfliktoheshin me të. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë. Në afërsi të Pusit të Mezinit, kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij. Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë konstatuar 3 persona, dy prej të cilëve janë dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa tjetri nuk ka probleme shëndetësore. Ata po merren në pyetje nga hetuesit në lidhje me sqarimin e...