Përplasja për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Kushtetuesja shqyrton kërkesën më 2 dhjetor
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 2 dhjetor kërkesën e gjyqtarëve dhe prokurorëve për pezullimin dhe shfuqizimin e formulës së re të llogaritjes së pagave, të miratuar nga mazhoranca në Kuvend. Kërkesa është depozituar nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve, të cilat kundërshtojnë ndryshimet ligjore me argumentin se nuk garantojnë nivelin e duhur të pagës referuese. Në fokus të mosmarrëveshjes është baza mbi të cilën përllogariten pagat e magjistratëve. Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë që paga e tyre të lidhet me atë të një funksionari të lartë të administratës publike, e cila i nënshtrohet indeksimit periodik, dhe jo me pagën e Presidentit të Republikës. Formula e miratuar nga Kuvendi parashikon një rritje prej rreth 8 500 lekësh të pagës referuese,...
Burimi:
gijotina.com