Përplasja për Aeroportin e Vlorës, reagon Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal!

Përplasja për Aeroportin e Vlorës, reagon Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal!

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke deklaruar se sot ka arritur një fitore ai dhe kompania MABCO, pas “vendimit të Gjykatës së Apelit të Tiranës”. Në reagimin e tij, Pacolli pretendon se vendimi i Apelit rrëzon një vendim të mëparshëm që, sipas tij, kishte sjellë bllokimin e hyrjes në terminal dhe pengimin e vijimit të punimeve. Në një reagim në Facebook, Pacolli shprehet se çështja tashmë ka kaluar në arbitrazh ndërkombëtar dhe se situata po shkakton kosto të larta ligjore dhe dëme të tjera për kompaninë. Ai përmend gjithashtu vendime të mëparshme të Gjykatës së Lartë dhe apelimit, duke kërkuar që përgjegjësit për ato që i konsideron veprime të kundërligjshme të përballen me përgjegjësi. Në reagimin...