No Image Available

Përplasja me studentët/ Policia njoftim zyrtar: Kemi arrestuar 56 persona

Njoftimi i policisë: Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta punonjësit e Policisë, dëmtuan godina institucionesh shtetërore, biznese, banka, sinjalistikë rrugore dhe prona publike e private, si dhe dogjën automjete policie gjatë tubimit të djeshëm, arrestohen 56 shtetas, procedohen penalisht 97 të tjerë. Gjatë tubimit të zhvilluar dje, disa pjesëmarrës kanë ushtruar akte dhune, duke hedhur gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve shtetërore. Gjithashtu, kanë shkatërruar dhe dëmtuar biznese, banka, sinjalistikë rrugore, godina institucionesh shtetërore dhe prona të tjera publike e private, si dhe kanë djegur automjete të Policisë. Gjatë këtyre akteve të dhunshme, janë kundërshtuar dhe goditur me sende të forta punonjësit e Policisë së Shtetit, gjatë ushtrimit të detyrës. Si pasojë e...