Përplasja me Ramën në avion, tregon i riu shqiptar: Më kapi për qafe dhe më tha ‘të zhduk’

Përplasja me Ramën në avion, tregon i riu shqiptar: Më kapi për qafe dhe më tha ‘të zhduk’

I riu Fabian Peka, i cili u përplas me kryeministrin Edi Rama gjatë udhëtimit në avion nga Tirana drejt Napolit, ka sqaruar si qëndron e vërteta e asaj dite. Duke folur gjatë  një  emisioni, i riu mohoi raportimet se e kishte sharë Ramën dhe tregoi se gjithçka nisi pasi avioni kishte ndaluar dhe pasagjerët po zbrisnin. Ai tha se në momentin që ka ndaluar avioni i ka kërkuar Kryeministrit që më mirë mos të kthehet fare në Shqipëri. Por në vazhdim të bisedës Rama i ka thënë të riut se pse po i bën foto dhe ‘të zhduk’. Pas përplasjes verbale, Fabio Peka thotë se Rama ka komunikuar me policët italianë dhe më pas ai është shoqëruar në polici. Sipas tij, edhe gjatë qëndrimit në...