Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Përplasja e Fuqive të Mëdha për territoret shqiptare dhe komploti i Beqir Grebenesë
Përplasja e Fuqive të Mëdha për territoret shqiptare dhe komploti i Beqir Grebenesë – Nga Klodi Stralla Në të gdhirë të 9 Janarit 1914 në skelën e Vlorës zbarkoi anija austriake “Moran” me 200 ushtarë në bord, të kamufluar si udhëtarë, e pajisur me armë e municione luftarake, me një mision të fshehtë. Pasi të pushtonin qytetin do të shpallnin Izet Pashën, një personalitet i njohur i Portës të Lartë, Mbret të Shqipërisë, duke e pozicionuar Shqipërinë, në aleancë me Turqinë dhe Bullgarinë, kundra Greqisë dhe Serbisë. Por serbët e “nuhatën” komplotin dhe konsulli serb në Vlorë, Gavriloviç, njoftoi urgjentisht Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit (KNK) që t’i ndalonte forcërisht. Kështu, ende pa zbarkuar nga anija, u arrestuan nga milicia holandeze që vepronte në Vlorë të...