Përplasi me makinë djalin 5-vjeçar, arrestohet 24-vjeçarja/ Babai: Është ish-partnerja ime

Përplasi me makinë djalin 5-vjeçar, arrestohet 24-vjeçarja/ Babai: Është ish-partnerja ime

Camilla D’Alessandra ITALI- Një ngjarje e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Torino ka marrë një tjetër drejtim pas dyshimeve se përplasja e një fëmije 5-vjeçar mund të mos ketë qenë aksidentale. Një 24-vjeçare e identifikuar si Camilla D’Alessandra, është arrestuar nga karabinierët nën akuzën e tentativës së vrasjes dhe plagosjes së rëndë. Sipas mediave italiane ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 në kryqëzimin e rrugëve Pinelli dhe Industri në lagjen San Donato. Fëmija ishte duke ecur së bashku me babain, nënën dhe motrën e tij kur një Fiat Panda e verdhë humbi kontrollin dhe e përplasi. Pas goditjes së të miturit automjeti u përplas edhe me një makinë të parkuar, ndërsa drejtuesja u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Në momentet e para...