Hyri me forcë në klinikën dentare dhe kërcënoi pronaren, arretohet 44-vjeçari në Korçë (EMRI)
foto ilustruese KORÇË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Korçë, ku ka rënë në pranga 44-vjeçari Artur Çina. Sipas njofitmit të Policisë, 44-vjeçari ka hyrë në një klinikë dentare duke mbajtur në dorë një mjet prerës, me qëllim vjedhjen. Mësohet se ky i fundit, ka sulmuar pronaren e klinikës dhe e ka kërcënuar duke i drejtuar thikën, teksa ka arritur që të marrë vetëm një laptop dhe më pas është larguar më pas me shpejtësi nga vendngjarja. 44-vjeçari i dënuar edhe më parë për vjedhje, është arrestuar nga policia menjëherë pas ngjarjes, ndërsa janë sekuestruar thika dhe laptopi i vjedhur. Njoftimi i Policisë: Korçë/Kanosi me mjet prerës (thikë) dhe shtyu me forcë, pronaren e klinikës dentare ku hyri për të vjedhur, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari,...
Burimi:
zeri.ai