No Image Available

ALFRED CAKO TREGON KU BEN PJESE DHE PSE AI ME GRUPIMIN E TIJ DO TA RREZOJNE RAMEN

Konspiracionisti Alfred Cako ka prezantuar objektivat dhe mënyrën e organizimit të një nisme të re politike dhe qytetare, të quajtur “Aleanca Sovrane”, e cila synon të krijojë një front të përbashkët kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Megjithëse ka qenë i përfshirë në organizimin fillestar të kësaj nisme, Cako ka theksuar se nuk do të mbajë funksione drejtuese dhe nuk do të jetë pjesë e ndonjë grupimi politik. “Unë nuk do të jem pjesë e asnjë grupimi politik. Unë do jem një katalizator aq sa të kem mundësi, do t’i ndihmoj të gjithë faktorët të grumbullohen, të bashkohen”, deklaroi ai. Sipas Cakos, platforma është krijuar për të bashkuar intelektualë, aktivistë dhe parti të vogla, të cilat, sipas tij, nuk kanë pasur mundësi të përfaqësohen në...