Përplasen dy makinat në Krujë, humb jetën shoferja

Përplasen dy makinat në Krujë, humb jetën shoferja

Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tapizë të Krujës.Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesja e njërit prej mjeteve, konkretisht 69-vjeçarja L.M.  “Rreth orës 06:10, në Tapizë, automjeti me drejtues shtetasin V. Z., 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 69 vjeçe. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 69-vjeçarja, ndërkohë shtetasi V. Z, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme”, njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Opinion.al
Burimi: Opinion.al