Burimi:
Opinion.al

Përplasen dy automjete në Berat, humb jetën në spital 50-vjeçari
👁7837
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në aksin rrugor Berat-Dimal.Uniformat blu bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka humbur jetën njëri prej drejtuesve. Pas përplasjes ai është transportuar menjëherë në spital në gjendje të rëndë, por nuk ia ka dalë ti mbijetojë plagëve.“Rreth orës 07:30, në fshatin Moravë, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin F. P., 31 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin E. I., 50 vjeç. Si pasojë e aksidentit, shtetasi E. I. humbi jetën, në spital“, njofton policia. Ndërkohë 31-vjeçari që drejtonte automjetin...